Menjëherë pasi Finlanda shpalli ambicien e saj për të qenë pjesë e NATO, Rusia nuk vonoi të tregojë “dhëmbët” ndaj këtij vendimi që ajo e konsideron një gabim shumë të madh.
Ushtria ruse organizoi disa manovra ushtarake ku u përfshi flota ajrore, synimi i të cilës ishte improvizimi i shmangies së një sulmi në Kaliningrad.
Sipas asaj që citon Interfax, avionët rusë Su-27 prej dy ditësh tashmë po ushtrohen në detin Baltik, veprim ky që për shumë ekspertë konsiderohet si dhe një tregim force për Finlandën, transmeton a2news.
Më herët, presidenti Putin zhvilloi një bisedë telefonike me homologun finlandez, të cilit i tha se po bën një gabim të madh me aplikimin për t’u bërë pjesë e NATO.
“Heqja dorë nga politika tradicionale e neutralitetit ushtarak është një gabim, pasi nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e Finlandës”, tha Putin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.