×
  • Lajme
  • Botë

    Kryediplomati kroat takohet me Blinkenin, e paralajmëron se mund të ketë radikalizim në Bosnjë

    Reporteri
    15 Maj 2022 | 16:18

    Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq Radman i ka kërkuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Berlin që t’i angazhojë më tej Shtetet e Bashkuara në reformën zgjedhore në Bosnjë dhe paralajmëroi se përndryshe mund të ketë radikalizim në vend, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.

    “Unë i përcolla Sekretarit të Shtetit të SHBA-së shqetësimin tonë të madh për mundësinë e humbur për ta ndryshuar ligjin zgjedhor të BeH. Paralajmërova gjithashtu për radikalizimin e mundshëm të situatës pas zgjedhjeve”, iu tha gazetarëve Grliq Radman.

    Ai shtoi se i kishte kërkuar Blinken një prani edhe më të fortë dhe ndihmë për udhëheqësit boshnjakë që të bien dakord me përfaqësuesit kroatë për rregullat për zgjedhjet e tetorit, përcjell Gazeta Express.

    Të dy zyrtarët morën pjesë në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, të cilët përsëritën mbështetjen për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!