Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, është i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Hovenier është duke e ndjekur ndeshjen Prishtina-Drita, sfidë e cila ëshë duke u zhvilluar në kuadër të javës së 35-të në Superligën e Kosovës.
“Pavarësisht se si e quani (football/soccer) është një ditë e bukur në Prishtinë për futboll dhe për të bërë miq të rinj. Ndeshja e fundit në shtëpi e sezonit për FC Prishtina kundër Drita FC”, ka thënë Hovenier.
Ndryshe, Hovenier ishte i pranishëm edhe mbrëmë në ndeshjen e basketbollit, Prishtina-Ylli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.