×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më fal për të gjitha vitet që s’jemi takuar”, mesazhi i vajzës përlot nënën

    Reporteri
    15 Maj 2022 | 16:58

    Pas shumë vitesh të vështira, Naimja ka mundur të bashkohet me nënën, Majlindën dhe të jetë krah saj për të gjithë kohën që e mbajtën larg.

    Sot, në “Ka Një Mesazh Për Ty”, teksa rrëfeu historinë e familjes, Naimja ndau edhe një brengë të madhe për të cilën dëshiron t’i kërkojë falje nënës së saj.

    Një tjetër arsye pse ajo erdhi në “E diela shqiptare” në Tv Klan për të dhënë mesazhin e saj, është që ai të dëgjohet edhe nga vëllai. Njeriu që dikur kërkonte nënën e tij në çdo grua që shihte e që Naimja e mbronte nga dhuna e njerkës, sot nuk dëshiron të takojë as motrën e as nënën, Majlindën.

    Naime: Mami, të kam ftuar sot këtu që të të kërkoj falje për çdo herë që të kam lënduar, që të kam bërë të ndihesh keq, për të gjitha ato vite që s’jemi takuar bashkë, që çdo herë që vije ktheheshe duke qarë për shkak se unë isha e detyruar të të ofendoja. Nuk kam gjetur kurrë guximin të të kërkoj falje dhe besoj se ku ka më mirë se sot këtu, të të them më fal dhe faleminderit që më ke qëndruar pranë për çdo gjë. Të dua shumë. E di se mërzitesh çdo herë për vëllain që nuk e takon, por shpresoj që nëpërmjet këtij programi të reflektojë edhe ai dhe e di që një ditë do kthehet dhe ai, do jemi të lumtur të gjithë bashkë.

    Majlinda: Jam krenare, shumë faleminderit. Nuk e prisja se do ndodhnin këto, por i ka jeta fatkeqësitë.

    Naime: Të dua shumë dhe dua të qëndrosh gjithmonë kështu e fortë siç ke qëndruar.

    Majlinda: Edhe unë të dua shumë. Për ju jetoj.

    Naime: Faleminderit që ekziston!/tvklan.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!