Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka guxim për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë.
Këtij të fundit i ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi duke thënë se këta si Valon Murati që thonë se Albin Kurti nuk ka guxim që ta nënshkruaj marrëveshjen me Serbinë, sipas tij po i bëjnë tri dëme.
Postimi i tij:
Këta si Valon Murati, që thonë se Kurti s’ka guxim të nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë, po i bëjnë së paku tri dëme:
1. Qartazi po nënkuptojnë dhe po presin marrëveshje të dëmshme për Kosovën, prandaj po kërkojnë guxim. Guxim për koncesione të reja ndaj Serbisë. Po ta mendonin një marrëveshje të favorshme s’kishin me folë për guxim;
2. Duke e sulmuar Kryeministrin Kurti e jo Serbinë, pavetëdijshëm po ia dobësojnë pozicionin Kosovës;
3. Duke e fajësuar Kurtin e jo Vuçiqin, po ia bartin fajin Kosovës dhe jo Serbisë siç edhe e ka, e cila nuk është e interesuar as për dialog e as për marrëveshje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.