×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Arkivin Shtetëror të Kosovës ende mungon deklarata e Pavarësisë së Kosovës

    Reporteri
    15 Maj 2022 | 21:27

    Është vendi ku ruhen dokumentet më të rëndësishme të vendit, por aty mungon ende digjitalizimi i saj. Në këtë institucion nuk është dorëzuar ende as deklarata e Pavarsisë së Kosovës

    E brenda asaj hapësire gjendet një histori e tërë.

    Është kjo Arkiva Shtetërore e Kosovës, një vend i ftohtë por që brenda vetës bartë historikun e shqiptarëve dhe institucioneve shtetndërtuese.

    Dokumentet që gjenden këtu janë më dekada të vjetruara.

    “Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës i posedon rreth 1300 fonde ose koleksione arkivore. Dokumentin origjinal më të vjetrin e posedon të vitit 1608 ndërsa si dorëshkrim prej vitit 1437. Ne jemi në renovim të depos për sistemin e natizjarrit pasi jemi në vendet e vetme që se kemi poseduar këtë”, ka thënë Ruzhdi Panxha – drejtor në Departamentin e Veprimtarisë Arkivore.

    Mirëpo në këtë vend që është i mbushur me fakte mungon një dokument shumë i vlefshëm i Pavarësisë së Kosovës.

    Këtu nuk mund të gjendet deklarata origjinale e Pavarësisë së Kosovës.

    Por, kjo ka një arsye se pse ky dokument nuk gjendet këtu.

    E interesimi për të kërkuar e hulumtuar për të kaluarën duket se është mjaft i lartë.

    “Vetëm për këto pesë muaj janë 426 kërkesa të palëve ndeersa e hulumtusve janë mbi 300. Kon kretishtt janëpë rata që dalin nëpënsion dhe për hulumtime për komunitetitn të atëhershme tëkrahisnes autonome”, ka thënë Zelije Shala – Udhëheqëse e Divizionit të Depos, për TV Dukagjini.

    Dokumentet që vinë në këtë institucion janë mjaft të dëmtuara.

    Por, seleksionimi i tyre bëhet në mënyrë të përpiktë, çdo raft është i ndarë dhe mbanë emërimin se cilës periudhë i takon.

    Pengë për këtë institucion mjaft të rëndësishëm është digjitalizimi, por që udhëheqësit e Arkivit Shtetërorë të Kosovës shpresojnë se kjo do të realizohet sa më parë.

    Më 20 mars 1951 me Vendimin e Këshillit Krahinor është themeluar Arkivi Shtetëror Krahinor i Kosovës dhe me këtë fillon funksionimi i shërbimit arkivor në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!