Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëhequr mbledhjen e Qeverisë së Kosovës në mungesë të kryeministrit Albin Kurti.
Bislimi ka folur për vizitën e Kurtit në Amerikë ku ka vlerësuar takimet e tij që po zhvillon me biznese atje.
“Kurti është kryeminsitri i parë që po bën përpjekje serioze për të ndërtuar ura bashkëpunimi me sekotrin privat të SHBA-ve”, tha Bislimi, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej tha se diaspora e Kosovës në SHBA është ndër më të mëdhatë dhe më të suksesshmet që ka luajtur rol në çlirimin e vendit dhe vazhdon të kontribuojë për vendin.
“Potenaciali i vajzave dhe djemve tonë në SHBA është i jashtëzakonshëm “, tha Bislimi.