×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Aplikimi në Këshillin e Europës, i koordinuar me miqtë

    Reporteri
    16 Maj 2022 | 11:12

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e hapi mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur kryesisht për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës, të cilin e cilësoi si hap të rëndësishëm përpara.

    Bislimi përmendi edhe benefitet e Kosovës nga anëtarësimi në këtë organizatë, gjë që sipas tij, do të ndikojë për mirë edhe në gjyqësorin e vendit.

    “Pas anëtarësimit, qytetarët tanë do ta kenë edhe një instancë europiane pët t’i adresuar çështjet e tyre. Kjo do të jetë në të mirë të tyre dhe do të ketë ndikim në funksionimin e gjyqësorit në vend”, tha ai.

    Bislimi tha se aplikimi ka qenë “i koordinuar me miqtë e Kosovës”, ndërsa theksoi se “Qeveria do të punojë me përkushtim hap pas hapi” në këtë proces.

    Zëvendëskryeministri u shpreh optimistë se të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Europës të cilat e njohin Kosovën do ta mbështesin atë në këtë proces. Bislimi po ashtu beson se vendet anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, nuk do ta pengojnë anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!