Një i mitur ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe anëtarëve tjerë të familjes.
Rasti ka ndodhur në Viti, ku sipas deklaratës së nënës, djali i saj ka filluar të vjedhë edhe stolit e arit në shtëpi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
I mituri dyshohet të jetë përdorues i narkotikëve dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Viti 15.05.2022-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së tij dhe anëtarëve tjerë të familjes, Sipas viktimës, i dyshuari-djali i saj ka filluar që t’ia vjedhë edhe stolit e arit, pasi që është edhe përdorues i narkotikëve. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa te i dyshuari njësitet policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një cigare të mbështjellë e cila dyshohet të jetë kanabis-sativa. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit (në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të QPS-së) është dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.