Norvegjia, Danimarka dhe Islanda janë zotuar që ta mbrojnë Finlandën e Suedinë nëse rast se këto dy shtete do të ekspozohen ndaj ndonjë sulmi në territorin e tyre.
Kryeministri i Norvegjisë Jonas Gahr Stoere u shpreh: “Bashkë me Danimarkën dhe Islandën, Norvegjia qëndron në gatishmëri për të ndihmuar fqinjët nordikë me të gjitha mjetet e nevojshme nëse do të bëhen viktima të ndonjë agresioni në territorin e tyre derisa të sigurojnë anëtarësimin në NATO.”
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson njoftoi se vendi i saj do t’i bashkohet Finlandës dhe do të kërkojnë anëtarësim në NATO në një kohë që Ukraina është e pushtuar nga Rusia.
Njoftimi vjen pas një debati në parlament që tregoi se pjesa më e madhe e ligjvënësve ishin pro anëtarësimit në NATO. Nga tetë partitë e Suedisë, vetëm dy parti të vogla të majta dolën kundër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.