Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se zgjerimi i aktakuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së është bërë për shkaqe politike.
Klinaku thotë se arsyeja për këtë është që të paraburgosurit të mbahen sa më shumë që është e mundur në Hagë.
“Këto janë fabrikime. Shumica e këtyre rasteve nuk ekzistojnë dhe janë shpikje të Serbisë. Pastaj kemi raste të cilat gjykuar. Shumë beteja janë gjykuar nga UNMIK-u dhe kemi pasur raste kur janë dënuar për vepra që nuk kanë ndodhur fare por janë ngritur në bazë të hamendjes. Kemi pasur dënimin e Sami Lushtaku për ‘vrasje’ të një personi që doli që nuk ka ekzistuar fare”, tha ai në T7.
Tutje Klinaku thotë se ish-krerët e OVL të UÇK-së nuk kanë bërë asgjë gabim dhe mbajtja e tyre në Hagë është e padrejtë.
“Krejt cka kemi bërë është që kemi treguar se Serbia pushtuese ka dhënë dëshmi në rastet kundër krerëve të UÇK-së. Pra provat vijnë nga Serbia dhe janë të pavërteta e fabrikime”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.