×
  • Sport
  • Sport

    Momenti kur Donjeta Sadiku “e shkundi” kundërshtaren dhe festa e saj për medaljen historike

    Reporteri
    16 Maj 2022 | 23:27

    Donjeta Sadiku shënoi sot një sukses historik për boksin kosovar.

    Ajo i ka siguruar Kosovës medalje botërore, duke arritur që të kualifikohet që të kualifikohet për në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

    Donjeta në çerekfinale të kategorisë deri 60 kilogramë e mposhti boksieren nga Taipei, Wu Shih-yi.

    Kësisoj, 22-vjeçarja e siguroi të paktën medaljen e bronztë në këtë Kampionat Botëror.
    Faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës ka publikuar momentin e fitores së Donjeta Sadikut, si dhe festën e saj.

    Donjeta Sadiku është ende në garë për medaljen e artë dhe të argjendtë. Ajo tani do të garojë në gjysmëfinale./express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!