×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe arrin marrëveshje personale me Real Madridin

    Reporteri
    16 Maj 2022 | 23:36

    Kylian Mbappe raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin.

    “The Athletic” ka raportuar këtë të hënë se sulmuesi francez ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga “Los Blancos”.

    Sipas këtij mediumi, marrëveshja është arritur mes palëve, por që nuk ende asgjë të nënshkruar.

    Kontrata e Mbappes me Paris Saint-Germainin skadon në fund të sezonit dhe ai mund të kalojë falas te Reali në verë.

    Tash e një kohë, Reali thuhet se ka qenë i sigurt që Mbappe do të kalojë në “Santiago Bernabeu” dhe janë vetëm në pritje të nënshkrimit të tij, të cilin e presin të vijë pasi 23-vjeçari të përfundojë sezonin te PSG-ja.

    Derisa ish-sulmuesi i Monacos nuk ka nënshkruar ende asgjë, PSG po përpiqet që t’ia ndryshojë mendjen atij.

    Megjithatë, Real Madridi besohet se është shumë më afër nënshkrimit me Mbappen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!