×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot pritet të themelohet komisioni për energjinë në periudhën 2006-2022

    Reporteri
    17 Maj 2022 | 9:30

    Sot pritet të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

    Ky komision është iniciuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa hetimi ka të bëjë me nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullativ dhe në ndërmarrje publike.

    Kujtojmë se dje është konstituar Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

    Ditë më parë Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e komisionit hetimor parlamentar për energjinë, i propozuar nga PDK-ja dhe i mbështetur nga partitë e tjera opozitare.

    Komisioni do të udhëhiqet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, zëvendëskryesues Ferat Shalën dhe anëtare, deputeten Eliza Hoxha, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka propozuar për anëtar deputetin Pal Lekaj, nga Lëvizja Vetëvendosje deputetët, Artan Abrashi, Enver Haliti, Jeta Statovci dhe Mimoza Kusari Lila.

    Dy komisionet ngjallën debate në Kuvendin e Kosovës dhe ishin ‘mollë sherr” mes pozitës dhe opozitës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!