Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pretendon se ka rritur përkrahjen për kultivuesit e perimeve, veçanërisht për kultivuesit e kungujve të misirit.
Në bazë të një grafike të publikuar javë më parë nga Ministria, thuhet se për kultivuesit e kungujve e misirit, krahasuar me vitin 2020, mbështetja është rritur nga 300 në 545 euro.
Këto shifra janë demantuar nga Udhëzimi Administrativ për pagesat direkte në bujqësi për vitin 2022 që e ka nxjerrë vetë kjo Ministri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas këtij udhëzimi, subvencionimi për kultivuesit e kungujve të misirit, në fakt është 150 euro.
Aty potencohet se mbështetja për 1 hektar për ata që mbjellin kunguj të misirit është 150 euro.
“Subvencionimi në vlerë prej 150 euro/ha, për kulturën perimore kunguj dhe kunguj të misirit”, thuhet në udhëzimin administrativ.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ditë më parë ishte “mburrur” për dyfishim të përkrahjes për kultivuesit e perimeve duke thënë se ka thënë se rritja e mbështetjes për kultivuesit e perimeve do të rrisë cilësinë e do t’i kontribojë plotësimit të nevojave të tregut të brendshëm në Kosovë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.