Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi, është dënuar sot me tri vjet burg dhe 2 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prizren për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në lidhje me këtë dhe masat e mundshme që mund të ndërmerren ndaj deputetes, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se i duhet konsultë paraprake.
“Për deklarim zyrtar të grupit më duhet konsultë sepse është çështje e ndjeshme dhe serioze”, është shprehur Kusari, njofton Klankosova.
Deputetja e VV-së, Jetmire Vrenezi, në kohën sa ishte inspektore e ndërtimit në Prizren kishte marrë vendim që ta rrënojë një aneks të objektit “Abi Çarshia” në këtë komunë.
“E akuzuara J.V., në cilësinë e inspektores së ndërtimit duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmtuarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e MMPH të datës 27.08.2018, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet, e akuzuara J.V., merr konkluzion mbi rrënimin e objektit “Abi Çarshia” pronë e “Abi” Sh.P.K., me nr. …….me datë 15.07.2019”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.