×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Amerikane përgëzon Kosovën për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë

    Reporteri
    17 Maj 2022 | 14:48

    Kosova i është bashkuar sanksioneve të reja të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, të cilat u propozuan në prill nga Këshilli i Bashkimit Europian dhe SHBA.

    Këtë veprim të Qeverisë së Kosovës e ka lavdëruar ambasada e SHBA-së në Kosovë.

    “SHBA lavdëron Kosovën për solidaritetin e saj ndaj Ukrainës – duke vendosur sanksionet, duke oftuar ndihmë humanitare për refugjatët dhe gazetarët, si dhe për dënimin e veprimeve të pajusftifikuara, të paprovokuara dhe vdekjeprurëse të Rusisë“, ka shkruar ambasada në Twitter.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte njoftuar se sanksionet kanë të bëjnë me ngrirjen e aseteve në Kosovë të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim të qasjes dhe operimit në treg, ndalim të udhëtimit dhe fondeve. Me sanksionet e reja, Kosova po ashtu ndalon çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus apo bjellorus, me disa përjashtime. Kosova, po ashtu, ka ndaluar importin e qymyrit nga Rusia apo nga shtete që e blejnë nga Rusia.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!