×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka thotë Kushtetuta e Kosovës në rastet kur një deputet dënohet nga Gjykata?

    Reporteri
    17 Maj 2022 | 15:20

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Jetmire Vrenezi është dënuar nga gjykata Themelore në Prizren, për shkak se e ka gjetur fajtore se ka keqpërdorur detyrën zyrtare sa ishte inspektore e ndërtimit në atë komunë.

    Vrenezi nuk ka thënë edne asnjë fjalë për këtë, por që shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila ka thënë se “i duhet konsultim në grupin e këtij subjekti politik” e më pas për t`u deklaruar rreth këtij rasti.

    Por pa reaguar nuk ka lënë ish shefi i Vrenezit dikur, ish kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka.

    “Nga sot rrënimi i objekteve pa leje në Kosovë trajtohet si “keqpërdorim detyre”. Kosova vend i çudirave. Vetingu në drejtësi prioritet mbi prioritet”, ka shkruar Haskuka.

    Por neni 70, pika 6 e Kushtetutës së Kosovës, parasheh saktë se kur përfundon mandati i një deputeti, në rastet kur një deputet dënohet nga gjykatat e vendit.

    Neni 70 [Mandati i Deputetëve]

    1. Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.

    2. Mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjes.

    3. Mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse:
    (1) nuk bën betimin;

    (2) jep dorëheqjen;

    (3) emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës;

    (4) përfundon mandati i Kuvendit;

    (5) mungon gjashtë (6) muaj rresht në seancat e Kuvendit. Në raste të veçanta, Kuvendi i
    Kosovës mund të vendosë ndryshe;

    (6) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më
    shumë vjet burgim;

    (7) ajo/ai vdes.

    Ndërkohë gjykata Themelore në Prizren, të martën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Islam Thaqi dhe Jetmire Vrenezi për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të njëjtit i ka dënuar me nga 3 vite burg dhe dy mijë euro gjobë.

    Ndërsa, ndaj të akuzuarve të tjerë në këtë rast Egzona Morina- Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj, dhe Shqipron Krasniqi.

    Aktgjykimi është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Kimete Kicaj.Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 20 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Islam Thaqi, Jetmire Venezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj, të cilët po i ngarkon me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Në aktakuzë thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi, në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi, inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SH.P.K në Prizren.

    Sipas aktakuzës, të akuzuarit realizojnë rrënimin e aneks-objektit të “Abi Çarshia”, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

    Prokuroria pretendon se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me Udhëzimin Administrativ nr.06/19, me Ligjin mbi procedurën e përgjithshme administrative, si dhe vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nr. A-213/18 dhe A-179/19, me të cilat ishin anuluar aktvendimet e Drejtorisë së Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren.

    Sipas Prokurorisë, këto vendime obligojnë organet komunale në Prizren të veprojnë konform Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe udhëzimeve administrative në fuqi, andaj sipas aktakuzës, të akuzuarit duke mos i përfillur këto vendime, veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

    Dëmi që pretendohet se i është shkaktuar “Abi Çarshia”, me rrënimin e ankesit në fjalë, është në vlerë prej 69,729.66 euro.Me këto veprime, të gjithë të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragraf 2-1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!