Në adresë të rektoratit raportohet se u ka shkuar një e-mail, ku janë kërcënuar me bombë. Kjo i ka alarmuar Policinë e Kosovës të cilët menjëherë e kanë rrethuar objektin.
Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku i njëjti ka bërë të ditur se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes një emaili.
“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”, tha Borovci për Reporteri.net.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.