Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka qëndruar sot në vizitë në fshatin Polac të Skënderaj, ku është njoftuar me kushtet e punës që fermerët e këtij fshati i kanë si dhe problemet me të cilat ballafaqohen ata.
Për vizitën e Ministrit Faton Peci ka njoftuar vetë Ministria përmes një komunikate për media, ku thuhet se Peci konfirmoi edhe njëherë mbështetjen për prodhuesit bujqësor në të gjithë vendin, duke theksuar se do të vazhdojë të jetë pranë tyre për të parë ecurinë e veprimtarive të tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Aktivitetet bujqësore e blegtorale të fermerëve punëtor siç është Selimi do ta kenë mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Bujqësisë, si përmes subvencioneve ashtu edhe përmes granteve investive”, ka thënë Ministri Peci.
Gjatë kësaj vizite, ai është njoftuar nga fermerët e këtij rajoni se aplikimin në kuadër të Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve e kanë pasur më të lehtë, falë procedurave që kanë përfshirë në kuadër të këtij programi. /Reporteri.net/.