×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës ndriçohet me flamurin e LGBT-së, kryeministri Kurti ka një mesazh

    Reporteri
    17 Maj 2022 | 22:00

    Në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Qeveria e Kosovës është ndriquar me flamurin e komunitetit LGBT+, veprim ky që vjen në shenjë solidarizimi me pjesëtarët e këtij komuniteti. 

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, postoi një fotografi të ndërtesës së Qeverisë me flamurin shumëngjyrësh, derisa tha se jemi të gjithë barabartë, edhe nëse dallojnë në besim apo orientim.

    “Sot ne shënojmë #IDAHOT, një ditë që na kujton se jemi të gjithë të barabartë – pavarësisht nga orientimi ynë seksual apo identiteti gjinor. Le të qëndrojmë së bashku kundër padrejtësive dhe paragjykimeve, sot dhe çdo ditë”, shkroi Kurti në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!