Liverpooli ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Southamptonit, derisa skuadra kampione do të vendoset në xhiron e fundit.
Në xhiron e 37-të dhe të parafundit në Premier Ligë, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp shënoi fitore 1:2, shkruan Express.
Nathan Redmond (13’) kaloi fillimisht vendasit në epërsi, teksa Takumi Minamino (27’) dhe Joel Matip (67’) shënuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.
Liverpooli me 89 pikë renditet i dyti në tabelë, me një pikë më pak se Manchester City, që është lider në kampionatin anglez.
Kësisoj, se cila skuadër do të fitojë titullin e kampionit në këtë sezon do të mësohet në javën e ardhshme.
Manchester City e pret Aston Villan, teksa Liverpooli luan me Wolvesin në shtëpi gjithashtu.
Southamptoni me 40 pikë ndodhet në pozitën e 15-të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.