×
  • Lajme
  • Lajme

    Diskriminim: Nxënësit nga komuniteti RAE ndahen anash te Festa e Abetares

    Reporteri
    17 Maj 2022 | 23:12

    Gjatë ditës së martë, në Pejë, u kremtua Festa e Abetarës.

    Teksa të gjithë nxënësit luanin e festonin së bashku, dhjetë nxënës të pakicave nuk u lanë të festonin me bashkëmoshatarët e tyre, mirëpo ata u ulën të ndarë.

    Mësuesja e tyre, Xhylfidane Morina, deklaroi se kjo nuk ka të bëjë me diskriminim dhe se ishte veç një rastësi. Po ashtu e njëjta tha se kjo ishte dhe dëshirë e nxënësve.

    “Patën vetë dëshirë me u ulë këtu, pa asnjë qëllim tjetër. Ishte vetëm dëshira e tyre pasi hapësira ishte më e madhe”, tha mësuesja Xhylfidane.

    Ndërkaq, nxënësit thonë se do donin të ishin më në qendër.

    “Po kemi pas qef, po këtu na tha mësuesja, këtu u ulëm me shoqëri”, tha njëra nga nxënëset, pjesëtare e komunitetit RAE.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!