×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxënësit e komuniteteve u ndanë anash në festën e Abetares, reagon ministrja Nagavci

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 7:26

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar në lidhje me rastin e sotëm, ku nxënësit e komuniteteve janë lënë anash në festën e abetares, në një organizim në Pejë.

    Nagavci thotë se shpreh shqetësimin e thellë për këtë rast dhe se të njëjtin do ta shqyrtojë me prioritet.

    “Si ministre e MASHTI shpreh shqetësimin e thellë për rastin e raportuar në medie si diskriminues për pjesëmarrjen e nxënësve nga komunitetet: rom, ashkalinj dhe egjiptas në aktivitetin e sotëm të Festës së Abetares, në Pejë. Këtë rast që bie ndesh me organizimin gjithëpërfshirës, do ta shqyrtojmë me prioritet që nesër, me DKA-në e Pejës”.

    Mes tjerash, Nagavci thotë se si ministre, mësimdhënëse, nënë e qytetare, dënoj çdo formë diskriminimi, në çdo relacion, e posaçërisht kur bëhet fjalë për fëmijët, te cilët duhet t’i rrisim me dashuri e barazi në çdo hap të jetës.

    “Parimi i mos diskriminimit është pjesë e politikave dhe veprimeve tona në vazhdimësi, prandaj duhet respektuar dhe zbatuar në të gjitha nivelet. Si ministre, mësimdhënëse, nënë e qytetare, dënoj çdo formë diskriminimi, në çdo relacion, e posaçërisht kur bëhet fjalë për fëmijët, te cilët duhet t’i rrisim me dashuri e barazi në çdo hap të jetës”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!