Një 33 vjecar nga Kosova është sulmuar me thikë pas shpine, derisa po ecte rrugëve të Mynihut.
Si pasojë e therjes me thikë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe një operimi urgjent, ai ka arritur të shpëtojë nga vdekja.
Sipas raportimit të sz.de, për policinë gjermane është akoma e paqartë se si erdhi deri tek sulmi i 33 vjeçarit shqiptarë, të hënën mbrëma.
Lidhur me këtë rast, policia në Gjermani ka kërkuar dëshmitarë të cilët mund të lajmërohen në 089/29100, në rast se posedojnë ndonjë informacion lidhur me këtë ngjarje.
Viktima është i njohur edhe më parë për policinë gjermane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.