Vajza e Hysni Gucatit, Ariana Gucati ka folur për KosovaPress pas vendimit të Gjykatës Speciale, ndaj babait të saj, i cili sot u dënua me katër vjet e gjysmë.
Ajo e ka quajtur vendimin të njëanshëm dhe paralajmëroi ankesë në shkallën e dytë.
“Ne kemi shpresuar që ky gjykim të jetë i drejtë, por që nga fillimi është ditur që janë marrë padrejtësisht dhe nuk është hera e parë që ndaj UÇK-së bëhen padrejtësi të tilla prandaj me këtë gjykim thjesht Gjykata Speciale ka treguar edhe njëherë qëllimet dhe vendimet e saj të njëanshme…Nuk kemi biseduar ende me avokatët. Sigurisht prindi ka biseduar. Ne presim që brenda 15 ditëve të ardhshme të bëhet ankesa dhe të merret vendimi tjetër”, tha Ariana Gucati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.