×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur Gucati dhe Haradinaj kundërshtonin në Kuvend krijimin e Gjykatës Speciale

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 14:46

    Ish krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë nga Gjykata Speciale.

    Ata janë dënuar me nga 4 vit e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.

    Por, të dy kishin kundërshtuar formimin e Speciales 5 vite më parë.Ata këtë e kishin bërë edhe në Kuvendin e Kosovës, derisa u kishin bërë thirrje deputetëve që të marrin përgjegjësi dhe të mos e formimin Gjykatën.

    Si pasojë e kësaj kryesuesi i seancës së Kuvendit, Xhavit Haliti, kishte ndërprerë seancën, për ta vazhduar një ditë tjetër.

    Më poshtë mund ta shihni videon e marrë nga Kuvendi i Kosovës, ku dëgjohen vetëm zërat kundërshtues të OVL-UÇK-së, ndërsa që regjia nuk jep pamjet e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!