×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë zjarri në Klinë, plagosen dy persona

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 14:37

    Dy persona janë plagosur sot në Klinë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

    Sipas policisë, njëri nga të plagosurit është transportuar për në spital, shkruan Reporteri.net.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 të ditës së sotme.

    “Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dërguar në spital në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, kanë njoftuar nga Policia e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!