×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-komandanti i forcave amerikane në Evropë: SHBA-ja e BE-ja duhet të kenë strategji të qartë për Kosovën

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 15:16

    Rusia ka zero interes në një Ballkan të qëndrueshëm dhe do të pengojë integrimin e tij në strukturat euroatlantike, thotë Ben Hodges, bashkëpunëtor i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA), me seli në Washington.

    Sipas tij, mungesa e një strategjie të qëndrueshme perëndimore e ka lënë Ballkanin të cenueshëm përballë Rusisë.

    “Nuk mund të lëvizim herë brenda, herë jashtë, duhet të ketë interes të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, thotë Hodgesi për Radion Evropa e Lirë.

    Hodgesi, i cili ka shërbyer edhe si komandant i forcave amerikane në Evropë, thotë se e kupton interesimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, por shton se në afat të shkurtër, SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një strategji të qëndrueshme për rajonin, e cila adreson zhvillimin ekonomik, ashtu si edhe sigurinë dhe çështje të tjera.

    Duke komentuar kërkesën e Kosovës për një bazë të përhershme amerikane në territorin e saj, Hodges thotë se misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është përgjigjja e duhur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!