Një paralajmërim për një mjet të mundshëm shpërthyes në një qendër tregtare në Zagreb ka alarmuar autoritetet kroate. Policia ka evakuuar qendrën tregtare dhe zonën në fjalë.
Alarmin e kanë konfirmuar për mediat kroate policia e Zagrebit, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Si raporton mediumi “24sata“, punonjësit e Avenue Mall, ku është njoftuar se mund të jetë vendosur një mjet shpërthyes, i kanë thënë mediumit se janë evakuuar të gjithë punëtorët dhe njerëzit që ndodheshin brenda.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.