×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku pas vendimit të Apelit për rrymën: Të kthehen mjetet, të vendoset ligjshmëria

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 18:18
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit e vërtetoi atë të Themelores se ZRRE-ja ka bërë shkelje me shtrenjtimin e faturave të energjisë. 

    Ai akuzoi ZRRE-në dhe Qeverinë e Kosovës për faturim të kundërligjshëm të qytetarëve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Tash e 3 muaj, ZRRE dhe Qeveria e Kosovës, kanë faturuar qytetarët tanë kundërligjshëm. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit si dhe ai i Gjykatës Themelore në Prishtinë, konfirmojnë të gjitha argumentet tona rreth faturimit diskriminues dhe të padrejtë të qytetarëve tanë. Këto argumente ishin injoruar nga pushteti. Insistimi i tyre për të mbrojtur një plaçkë publike, ka marrë sot vulën e dyfishtë të paligjshmërisë”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

    Tutje, Abdixhiku kërkoi që t’u kthehen mjetet qytetarëve dhe të shkarkohet bordi i ZRRE-së.

    “Kthimi i mjeteve tek qytetarët tanë, rishikimi i menjëhershëm i tarifave të energjisë, si dhe shkarkimi i Bordit të ZRRE-së, janë hapa të domosdoshëm që Qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti duhet t’i ndërmarrin sa më parë. Sot kërkojmë përgjegjësi publike nga ata që paligjshëm i shtrenjtuan faturat e energjisë; e që mbrojtën me garancë këtë paligjshmëri.” /Reporteri.net/

    Postimi i plotë i Abdixhikut:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!