×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita kërkon shkarkimin e bordit të ZRRE-së dhe kthimin e mjeteve te qytetarët për muajt që paguan me tarifat e shtrenjta

    Reporteri
    19 Maj 2022 | 11:27

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në Kuvend që të shkarkohet menjëherë Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

    “Këta njerëz kanë dëmtuar më shumë se 450 mijë familje, kjo nuk duhet të tolerohet”, tha Tahiri.

    Ai ka shtuar se deputetët e Kosovës nuk duhet të rrinë duarkryq pas vendimit të Apelit.

    Nga ana tjetër nga LDK-ja kanë kërkuar kërkuar që qytetarëve t’u kthehen menjëherë mjetet që i paguan me tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike.

    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa në seancën e Kuvendit tha se do të kërkojnë përgjegjësi ligjore për “të gjithë ata që përkrahën tarifat joligjore”.

    Apeli konfirmoi vendimin e Themelores, se vendimi për shtrenjtimin e tarifave të rrymës ishte i paligjshëm. Këtë ua kemi thënë sa herë, kudo. Por VV nuk dëgjonte, në fakt insistonin që tarifat e rrymës të rriteshin, të dyfishoheshin. Çka bënë e çka planifikuan të bënin me ato 120 milionë euro që i ndanë për rrymën. Tash gjithçka duket e qartë. E kanë kapë bordin dhe menaxhmentin e KEK, ZRE-në dhe oligarkët e lidhur me pushtetin kanë kompani që tregtojnë më rrymë në Kosovë. Kështu e mbyllën qarkun”, tha Mustafa.

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha ndërkaq se “një vepër e tillë duhet të ndiqet penalisht”.

    “Vendimet antikushtetuese dhe antiligjore, të cilat Qeveria i mori dhe nuk dëgjoi as debatin parlamentar, as kërkesat e opozitës… Vendimi i fundit tregon që kërkesa jonë ndaj ZRRE-së për mosrritje të çmimit të rrymës është e drejtë. Keni nda 100 milionë euro që mund të shkonin në investime kapitale. Mbi këtë bazë dëmi shkon më i madh. Cili do të jetë veprimi i kthimit të parave të tarifave te qytetarët?”, tha Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!