Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në fjalën e tij në seancën e sotme të kuvendit, i ka kërkuar qeverisë se vendit që të veprojë me rritjen e pagës minimale.
Berisha i tha qeverisë që të mos i heqin veteranët nga Ligji për Paga e ta mundësojnë tërheqjen e Trustit.
“Veproni, si me rritjen e pagës minimale dhe mos gaboni t’i hiqni veteranët nga paga minimale. Silleni Ligjin e Pagave, silleni Trustin për të siguruar mirëqenie minimale në këtë kohë krize”, është shprehur Berisha.
Tutje, ai tha se lufta në Ukrainë ka sjellur gjendje të jashtëzakonshme në Evropë e Kosovës dhe si të tillë, qeveria duhet ta trajtojë seriozisht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.