×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku takon Gjukanoviqin, e falënderoi për mbështetje për anëtarësim të Kosovës në NATO dhe KiE

    Reporteri
    19 Maj 2022 | 17:15

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka pritur në një takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me të cilën ka biseduar për të ardhmen evropiane të dy vendeve fqinje.

    Abdixhiku tha se Mali i Zi, si anëtar i NATO-s, është partner strategjik i Kosovës.

    “Sot, me bashkëpunëtorë, takuam Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Biseduam për të ardhmen e dy shteteve tona dhe perspektivën euro-atlantike që Kosova dhe Mali i zi si shtete fqinje kanë. Mali i Zi, vend anëtar i NATO-s, mbetet partner i rëndësishëm rajonal për Kosovën. Presidentin Gjukanoviq e falënderova për rolin mbështetës të shtetit të tij në proceset integruese të Kosovës, me theks të veçantë për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës e në familjen e përbashkët ushtarake të NATO-s”.

    Abdixhiku ka shkruar se LDK e vlerëson orientimin e qartë të Malit të Zi në rrugëtimin e përbashkët euro-atlantik, si dhe bashkëpunimin rajonal brenda procesit të Berlinit.

    “Presidentit Gjukanoviq i pranova me kënaqësi dhe ftesën e bërë për vizitë të radhës në Podgoricë”.

    Gjukanoviq po qëndron në Kosovë në vizitë e tij dyditore. Ai dje është takuar me homologen e tij Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, derisa sot është pritur nga disa parti opozitare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!