Avokati Besnik Berisha ka thënë se intesifikimi punës së Speciales duhet të shihet si përpjekje e fundit për të justifikuar qindra miliona që kanë marrë nga taksa paguesit evropian.
Berisha po ashtu tha se, intensifikimi i punës se Speciales duhet të shihet edhe si nuhatje e mundësisë së dështimit në procesin kundër Thaçit dhe të tjerëve.
“Intensifikimi i punës, natyrisht duhet të shihet si një përpjekje e fundit për të justifikuar qindra miliona që kanë marrë nga taksa paguesve evropian, për të sjell drejtësi. Por duhet parë si nuhatje e mundësisë së dështimit në procesin kundër Thaçit dhe të tjerëve”, tha avokati në RTV Dukagjini.
Ai shtoi se, zgjerimi i aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve, nuk është zgjerim po harrnim.
“Prandaj vjen edhe zgjerimi i aktakuzës, që nuk është as zgjerim në fakt por një harrnim i fakteve i identitetit faktik që e kishin parashtruar dikur për konfirmim e që pritej të hyj në gjykim. Tani e kanë harrnuar, plotësuar, e kanë saktësuar me shpresën që kjo do të shërbej për t’i motivuar edhe dëshmitarët tjerë ose palët e dëmtuara që mund të jenë akoma të pa paraqitura në dhomat e specializuara për dëshmi”, shtoi përveç tjerash Berisha.