×
  • Lajme
  • Lajme

    Tensionohet situata në Kuvendin komunal të Podujevës, asamblisti i LDK-së e lag me ujë Drejtorin e Arsimit

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 11:52

    Është tensionuar debati në Kuvendin Komunal të Podujevës, shkruan Reporteri.net.

    Në mbledhjen e cila po mbahet dhe po debatohet për gjendjen në Arsim, këshilltari i LDK-së, Ekrem Rrahmani, ka hedhur ujë në drejtim të Drejtorit të Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu, raportojnë mediat lokale të cilat kanë publikuar edhe pamje nga ky moment.

    Për situatën që u krijua në Kuvendin Komunal të Podujevës, ka reaguar edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, në Podujevë, Ardi Hasani.

    Hasani ka thënë se LDK përveçse e flet të pavërtetën, e pengon edhe kur të flitet e vërteta.

    “Duke e folur të pavërtetën e duke e penguar kur të flitet e vërteta!

    Fjala është për LDK-në në Kuvendin Komunal të Podujevës.

    Për fat të keq, këta as në pozitë as në opozitë.”, shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!