Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor Benjamin Corell.
Sipas komunikatë, gjeneral Jashari dhe gjeneral Corell nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të rritjes dhe avancimit të partneritetit në mes të dy forcave.
“Marrëveshja është e ndërtuar në 6 shtylla dhe ka për qëllim të avancojë programin e partneritetit ushtarak duke përfshirë manovrën, zhvillimin e trupës së nënoficerëve, mirëmbajtjen e sistemeve ushtarake, mjekësinë ushtarake dhe fushën e kibernetikës”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se në vazhdën e vizitës në SHBA, gjeneral Jashari së bashku me gjeneralin Corell vizituan trupat e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në poligonin e stërvitjes në Kampin Atterbury të shtetit të Indiana-s, ku njësitë janë duke zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake të këmbësorisë në nivel të kompanisë dhe regjimentit.
Vizita e gjeneral Jasharit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me përcjelljen nga afër të realizimit të ushtrimit dhe thellimit të bashkëpunimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.