×
  • Show Time
  • Show Time

    Beatrix Ramosaj i bën një dedikim emocional babait të ndjerë me rastin e ditëlindjes: Na mungon çdo ditë

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 17:27

    Beatrix Ramosaj prej disa muajsh ka qenë një nga personazhet e shoëbizit më të komentuar, por ditëve të fundit bëri një pushim nga rrjetet sociale – gjegjësisht nga Instagrami meqë aty publikonte postime të ndryshme vazhdimisht.

    Kjo duket që ka të bëjë më shumë pas takimit të prezantueses Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj në një event në Prishtinë, i cili u bë viral gjatë kësaj jave.

    Megjithatë, sot (e premte) është një ditë e veçantë për artisten prandaj ajo është rikthyer duke zgjedhur Twitterin për t’i bërë një dedikim shumë të ndjerë një personi të saj të zemrës.

    Data e sotme (20 maj) përkon me ditëlindjen e babait të këngëtares, i cili ka ndërruar jetë shumë vite më parë.

    “Gëzuar ditëlindjen engjëlli im i bukur në qiell. Vazhdo të na shikosh duke buzëqeshur, sepse unë do të bëj krenare. Na mungon çdo ditë”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!