Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, vlerëson se në Kosovë duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në sektorin e arsimit.
Sipas tij, gjendja në arsim është më e vështirë se sa gjendja e të punësuarve në institucionet e arsimore.
Ai ka komentuar protestën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës që u mbajt sot në kryeqytet me kërkesën për miratimin e Ligjit të Pagave.
“Do të ju bëja thirrje të gjithëve që të jenë më kujdesshëm në çështjen e humbjes së orëve mësimore. Kur them të gjithëve, mendoj se edhe Qeveria duhet t’i marrë më seriozisht situatat kur punëtorët detyrohen të dalin në greva apo protesta dhe të humbasin orët”, tha Rexhaj në Klan Kosova.
Njohësi i arsimit shtoi se Qeveria duhet të dialogojë me sindikatën dhe të dalin me ndonjë vendim rreth kërkesave të tyre.
Sipas tij, gjendja e arsimit është tejet e vështirë dhe grevat janë luks që sistemi arsimor nuk mund ta përballojë.
Ndryshe, këtë të premte shkollat në Kosovë nuk kanë punuar, pasi punëtorët arsimorë kanë protestuar me kërkesë për miratimin e Ligjit të Pagave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.