×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Kadri Veselit: Nazim Bllaca ka vdekur

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 18:44

    Gjatë seancës së sotme në Gjykatën Speciale, avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli ka thënë se Prokurori i Specializuar po mbështetët te dëshmitari Nazim Bllaca, i cili ka vdekur.

    Sipas asaj që tha sot avokati Ben Emmerson, Nazim Bllaca, që u bë i njohur për rrëfimet e tij për SHIK-un, ka vdekur.

    Nuk dihet nëse këtë e tha gabimisht, por dihet se si informatë u dha vetëm sot.

    “Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, që është Nazim Bllaca, që ka vdekur. Ka informacione që në vitin 2019 që ishte një aset serb, i paguar nga Serbia”, ka thënë Emmerson.

    Nazim Bllaca ishte vetëdeklaruar si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK). Ai ishte bërë veçanërisht i njohur në vitin 2009, kur publikisht, para mediave, kishte deklaruar se kishte kryer vrasje për llogari të kësaj organizate. Ky deklarim i tij kishte bërë jehonë të madhe asokohe dhe menjëherë ishte marrë nën mbrojtjen e EULEX-it, si dëshmitar i mbrojtur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!