Nazim Bllaca është gjallë. Kështu ka pohuar vëllai i tij, Liman Bllaca, i cili tha se “Nazimi është shëndoshë e mirë dhe nën mbrojtje ndërkombëtare”.
Ai, sipas Klan Kosova, e demantoi kështu avokatin e Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së dekaroi se Nazim Bllaca ka vdekur.
“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata që ka qenë aset serb, i paguar nga Serbia”, deklaroi Emmerson, të paktën sipas përkthimit zyrtar të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Nazim Bllaca u bë shumë i njohur në vitin 2009, pasi deklaroi publikisht se kreu vrasje në emër të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).
Pas kësaj deklarate që bëri shumë zhurmë, ai u bë dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it. Në këtë cilësi, Nazim Bllaca u largua nga Kosova dhe vendndodhja e tij nuk dihet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.