Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje edhe një herë që në mënyrë urgjente të kompensohen qytetarët për muajt që paguan faturat me tarifat e shtrenjta të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kjo kërkesë e LDK’së vjen pasi Gjykata e Apelit vërtetoi aktvendimin e Themelores për pezullimin e tarifave të shtrenjta.
LDK thotë se ky vendim vërtetoi edhe një herë se rritja e tarifave të energjisë ka qenë e padrejtë dhe e jashtëligjshme.
“Në kohën kur nga paaftësia qeverisëse, inflacioni në vend ka arritur nivelin rekord prej 11.2%, kthimi i këtyre mjeteve sa më shpejt që është e mundur është domosdoshmëri për qytetarët. Po ashtu në mënyrë urgjente kërkojmë që të kthehen tarifat e vjetra të energjisë elektrike, pasiqë edhe pse kanë kaluar dy ditë nga vendimi i Gjykatës së Apelit, energjia elektrike vazhdon të llogaritet me tarifa të cilat i ka rrëzuar gjykata.
LDK, përveçse i ka bërë thirrje Qeverisë se rritja e tarifave të energjisë elektrike është vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, në vazhdimësi ka ofruar edhe alternativa për menaxhimin e krizës në kohë dhe bazuar në veprime adekuate”, thuhet në reagimin e kësaj partie./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.