Drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani, ka reaguar pasi dhjetë nxënës dhe dy mësimdhënës u helmuan në Mitrovicë.
Shabani ka thënë se të gjithë nxënësit janë mirë dhe pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore po lirohen nga Spitali për të vazhduar rrugën për në shtëpitë e tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Bashkë me kryetarin e Komunës z.Bedri Hamza , nënkryetarin z.Arian Tahiri posa përfunduam vizitën në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, ku një numër prej 10 nxënësve dhe dy mësimdhënësve nga fshati Besi i Komunës së Mitrovicës janë trajtuar , teksa ndodheshin në eskursion në rajonin e Mitrovicës dhe kishin patur disa shqetësime shëndetsore me simptoma të çrregullimeve gastrointestinale. Për fat të mirë ,të gjithë nxënësit janë mirë dhe pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore po lirohen nga Spitali për të vazhduar rrugën për në shtëpitë e tyre”, ka shkruar Shabani.
Ai ka bërë me dije se për të zbuluar shkaqet dhe natyrën e këtyre problemeve shëndetësore, tashmë janë marrë mostrat.
“Për shkaqet dhe natyrën e këtyre problemeve shëndetësore , kolegët nga Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike kanë marrë mostrat dhe pas verifikimit profesional shkencor do të japin resultatet përkatëse”, thuhet në postimin e tij./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.