×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk i lë vend imagjinatës, kështu u paraqit modelja e njohur shqiptare në Festivalin e Filmit të Kanës

    Reporteri
    21 Maj 2022 | 18:05

    Këto ditë në Kanë të Francës po zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit.

    Mes pjesëmarrësve të shumtë, prezentë në këtë event duket të jetë edhe modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha.

    Ajo u rikthye në këtë festival, në të cilin ka pasur rastin që të marrë pjesë edhe më herët.

    E veshur me një fustan kryesisht me material transparent dhe një dekolte shumë të ekspozuar, bukuroshja Hoxha i la shumë pak vend imagjinatës.

    Dorezat prej lëkure të gjelbra dhe flokët bionde të lëshuara lirshëm, e bënin Aurelën që të dukej edhe më tërheqëse në këtë paraqitje.

    “Shumë ndjenjë e mirë të kthehem, faleminderit Festivali i Kanës që më patët mua”, shkroi bukuroshja shqiptare në mbishkrimin e disa fotografive të ndara me ndjekësit e saj në Instagram.

    Aurela përndryshe ka tash e sa kohë që është larguar nga Shqipëria dhe ka nisur një jetë të re në Spanjë me partnerin e saj.

    Vitin e kaluar, ajo gjithashtu është bërë edhe nënë për herë të parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!