×
  • Show Time
  • Show Time

    Fqinjtë serb shfaqnin interesim për të, Duda Balje tregon pse familja e saj u shpërngul në Kosovë

    Reporteri
    21 Maj 2022 | 21:51

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga grupi multientik, Duda Balje, ka qenë e ftuar së fundmi në RTV Dukagjini.

    Mes të tjerash, Balje ka folur edhe për fëmijërinë e saj të kaluar në Novi Sad të Vojvodinës, duke e përshkruar si një fëmijëri të lumtur krahas dy prindërve që kishin punuar shumë për ta rritur dhe edukuar atë.

    Por në një moment, Balje kujtoi se si pak para se të regjistrohej në shkollë të mesme, babai i saj në mënyrë bilaterale kishte vendosur që familja të kthehej në vendin e tyre të origjinës, Prizren.

    Duda tha se në atë kohë nuk e kishte kuptuar se pse i ati e kishte marrë këtë vendim, por më vonë kishte mësuar se arsyeja ka qenë për ta mbajtur sa më të sigurte atë.

    “Në fakt ka pasur një komshi serb, i cili i thoshte babait tim: ‘Jasmin ke një vajzë shumë të bukur’ dhe disa herë e ka thënë. Dhe babai ka menduar se për mua nuk është mirë që të rritem atje dhe kjo është arsyeja pse kemi ardhur në Kosovë”, deklaroi deputetja boshnjake.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!