×
  • Show Time
  • Show Time

    Flaka Krelani takohet me kryeministrin Kurti në New York

    Reporteri
    22 Maj 2022 | 8:08

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këto ditë ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Mes shumë prej vizitave të tij zyrtare, shefi i Qeverisë së Kosovës ka pasur rastin të takohet edhe me komunitetin shqiptar në Amerikë.

    Në një ndejë të organizuar në Manhattan të New Yorkut me shqiptarët që jetojnë atje, Kurti është takuar nga afër edhe me rock-këngëtaren Flaka Krelani.

    Ka qenë kjo e fundit ajo e cila ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, disa fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës.

    “Me shkëlqesinë e tij, Z. Kurti”, shkroi këngëtarja me origjinë nga Gjakova në mbishkrimin e këtyre fotografive të ndara me afro 90 mijë ndjekësit e saj në Instagram.

    Flaka përndryshe ka tash e dy vite që është shpërngulur nga Kosova në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!