×
  • Lajme
  • Lajme

    Një trup i pajetë vërehet në lumin e fshatit Deiq të Klinës, peshkatarët thonë se nuk arritën ta kapnin, u fundos

    Reporteri
    22 Maj 2022 | 12:30

    Një trup i pajetë sot është vërenjtur nga disa peshkatarë në komunën e Klinës.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku i njëjti ka thënë se peshkatarët kanë provuar ta nxjerrin trupin nga lumi, por pa sukses.

    “Sot rreth orës 8:15 disa peshkatarë të cilët kanë qenë duke peshkuar në fshatin Deiq kanë vërejtur një trup të një personi. Ata kanë tentuar ta nxjerrin trupin por pa sukses, dhe dikur u ka humbur duke u zhytur thellë nën ujë”, tha Gashi.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia, zjarrëfikësit dhe janë njoftuar edhe njësiti kompetent i FSK-së për shpëtim./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!