Eskorta e rep artisti Azet është sulmuar në kryeqytetin e Austrisë, Wien, ndërsa në videot që kanë dërguar qytetarët në redaksinë e Insajderit janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.
Për insajderin një qytetar tregon se ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e organizuar të shtunën nga ‘Passion Events’, shkak i këtij sulmi ai thotë se ka qenë pagesa pasi që eskorta e artistit Azet kanë pritur që të ketë më shumë njerz në mbrëmjen e organizuar dhe si pasojë e mos ardhjes së njerëzve ai thotë se sigurimi i tij është kapur me sigurimin e klubit.
Në videon që sjell Insajderi dëgjohen të shtënat me armë zjarri, ndërsa me rastin është duke u marr policia e Wienës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.