×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie nga ura në lumin e fshatit Radesh në Dragash, vdes 6 vjeçari

    Reporteri
    22 Maj 2022 | 23:45

    Një fëmijë i moshës 6 vjeç ka vdekur pasi ka rënë nga një urë në lumin e fshatit Radesh në komunën e Dragashit.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Vesel Gashi i cili tha se dyshohet se 6 vjeçari derisa ka qenë duke luajtur me shokë, nga një urë ka ra në lumin fshatit Radesh të Drgashit.

    Sipas Gashit, rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

    “Policia së bashku me prokurorin në Prizren, kanë fillua hetimet dhe po e trajton rastin si vdekje e dyshimtë”, ka konfirmuar Gashi për kallxo.com.

    Tutje Gashi ka thënë se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë veprimet e nevojshme ligjore dhe se me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtejme ligjore.

    Reporteri.net gjatë ditës së sotme ka raportuar edhe pë një fëmijë i cili është gjendur pa shenja jete në kanalin e “Ibër Lepencit”, në fsharin Vaganicë të Mitrovicës. 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!