×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjike: Tre persona u mbytën nga rënia në lumë dje në Kosovë, në mesin e tyre dy fëmijë

    Reporteri
    23 Maj 2022 | 7:19

    Tre persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e rënies në lumë gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Klinë, Mitrovicë dhe Dragash, në dy komunat e fundit viktimat janë fëmijë.

    Mëngjesin e së dielës në lumin e fshatit Deiq të Komunës së Klinës, disa peshkatarë kishin tentuar ta nxjerrnin një trup që e kishin parë, por më pas u lajmërua policia dhe FSK-ja. Trupi i pajetë i viktimës u nxor nga lumi gjatë ditës së diel.

    “Ekipet Kërkim-Shpëtimit për intervenim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit, pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin ku personi me inicialet V.K është gjetur pa shenja jete”, ka njoftuar FSK.

    Tragjike, tre persona u mbytën nga rënia në lumë dje në Kosovë, në mesin e tyre dy fëmijë

    Tre persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e rënies në lumë gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Klinë, Mitrovicë dhe Dragash, në dy komunat e fundit viktimat janë fëmijë, shkruan Gazeta Express.

    Mëngjesin e së dielës në lumin e fshatit Deiq të Komunës së Klinës, disa peshkatarë kishin tentuar ta nxjerrnin një trup që e kishin parë, por më pas u lajmërua policia dhe FSK-ja. Trupi i pajetë i viktimës u nxor nga lumi gjatë ditës së diel.

    Lexo Edhe:
    “Ekipet Kërkim-Shpëtimit për intervenim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit, pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin ku personi me inicialet V.K është gjetur pa shenja jete”, ka njoftuar FSK.

    Pamje kur FKS gjeti trupin e pajetë në Deiq të Klinës
    Pasditen e djeshme është gjetur një fëmijë pa shenja jete në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

    “Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur) Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, tha ai për Reporteri.net.

    Gjithashtu u raportua se jetën e ka humbur edhe një 6-vjeçar si pasojë e rënies në lumin e fshatit Radeshë të Dragashit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!